Notice: register_uninstall_hook was called incorrectly. Only a static class method or function can be used in an uninstall hook. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 3.1.0.) in /home/koloqcfb/koloneli.com/wp-includes/functions.php on line 5229
Kush ia bëri gropen Ramush Haradinaj per ne hagë, tregon keshilltarja e tij. – Koloneli
Koloneli

Kush ia bëri gropen Ramush Haradinaj per ne hagë, tregon keshilltarja e tij.

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj, ka bërë një postim në FB për shkuarjen në Hagë të kryeministrit në dorëheqje. Ajo ka përmendur disa momente gjatë mandatit të Haradinajt, në të cilat, sipas saj, qëndroi stoikisht kundër ndarjes së Kosovës, mbajtjen e taksës etj.

Meliza Haradinaj thotë se Ramush Haradinaj u acarua kur ia përmendën ndarjen e Kosovës, e ia ngulën thikat ata që nuk e priste.

Potimi i plotë i saj:

Kryeministër,

Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës;

Të pashë teksa ia the troq, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde;

T’a njoha dhimbjen kur ishe i vetëm në luftën për mosdorëzimin e sovranitetit të Kosovës te Serbia;

Isha aty kur iu the të gjithëve që për Ushtrinë e Kosovës nuk do të vendoset në tavolinën dialoguese me Serbinë, as për Trepçën, as për tregun e Kosovës;

Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën.

Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.

Na e the sot, që vetëm ata që qëndrojnë stoik për shtet e popull, do të dalin fitues! Kosova jonë e ka fitoren në derë!

Faleminderit dhe Mirupafshim së shpejti në Kosovë, Kryeministër!

Add comment

REKLAMA


REKLAMA


Most popular

Most discussed